Poezi per shokun Idris

Shoku Idris vazhdon te frymezoje si askush tjeter anetarete e thjeshte te peshkut pa uje. Njera prej tyre nje vajze nga djepi i kultures Franca shkroi nje poezi die por kemi frike se ja kane fshire administratoret e rrepte. Ne si klub patem fatin qe te shohim poezine e dyte qe kjo anetare shkrojti per shokun idris sot:

« Delja Leshatake»

Na lumturove o dele e dheut,

me beeeene qe ben,

por ajo qe eshte mbreselenese,

eshte leshi i pashem,

qe ndriçon.

Dele e dheut, dele e dheut,

ajo beeeja qe ben,

ai leshi qe krijon.

Je e çmuar dele e njome,

per produktivitetin,

dhe per ate lesh qe nuk te mbaron.

Dele e dheut, dele e dheut,

ku po shkon o leshatake ?

Lesh ketu dhe lesh atje, delja e vogel po mbaron.

Nuk di ç’te beje delja e shkrete,

me gjithe ato delet tjera qe nuk ia varin leshin.

Dele e vogel, dele e vogel,

laje leshin se po kalbet,

shko tek lumi dhe noto,

te ben mire.

Por mos harro,

lesh si i joti,

nuk gjindet kund,

prandaj duje leshin,

se eshte i bukur.

Dele, dele,

bredh gjithe diten,

nje fjale t’embel,

nuk e bere t’ditun.

Kaq u desh qe diga e komplimenteve te komentueseve te tjere per te madhin shokun idriz te shpertheje e papermbajtur! Njeri prej tyre, kokolepsi, beri keto komplimente:

Idriz..ishe gjigand. Tani je skalitur ne menyre imortale ne nje krijim qe u kthye menjehere ne klasik. Mjaft na bere kakerdhi. Tuc mat jardin.

Shoku idris me modestine e tij karakteristike u perpoq te zbuste pak kokolepsin, por ai me te drejte nuk degjonte dhe tha me tej:

Leji pordhet. Ishe anonim virtual. Sot je epiqender e nje krijimi klasik. Kete aftesi kane gjenite. Asnje se njihte emrin Sonja deri sa e perdori kadareja ne nje roman dhe vuuu qeneria pastaj. Keshtu u skalit dhe emri idris.

Si gjithmone ka sabotatore inatcore qe nuk i duan te miren shokut idris dhe perpiqen gjithmone te fusin shkopinj neper rrota. Ja njefare PF qe perpiqet te ule Vlerat:

Avash o burre se e bone Idrizin sikur me qene cizme meksikane me kale, nga ato qe bente Koci.

Ne si kllub I bejme thirrje PF ta fshije kete koment menjehere e te kerkoje falje publike shokut te madh Idris!

Kokolepsin e pranojme menjehere ne klubin tone si anetare! Ai vazhdon komplimentat e merituara per shokun idris:

 “Na lumturove o dele e dheut,
me beeeene qe ben,
por ajo qe eshte mbreselenese,
eshte leshi i pashem,
qe ndriçon”

na lumturove thote autorja. Vini re , lumturove jo gezove. Lumturove mbart brenda grimca hyjnore, kurse gezove do ishte shume e thate, tokesore.

Mbreselenese’ thote autori. Term aspak poetik, te kap mat. Dhe lidheza ‘qe’ qe smund te ishte ndryshe. Dhe ‘por” ne fillim te vargut qe krijon nje kundervenie qe e pergatit lexuesin per nje kreshendo qe nuk ndodh kurre. Pasi vargu tjeter hapet me fjalen e rendomte ‘eshte’. Cfryhet tullumbaci ne menyre gjeniale. Po ama vetem per pak. Se menjehere autori perdor per leshin epitetin ‘i pashem’. Lexuesi pret epitete konvencional di psh lesh i bute apo lesh i cmuar. Por jo, lesh i pashem, pashem eshte epitet qe perdoret per frymoret, dhe ne menyre gjeniale autori asocon delen me atribute njerezore.

Dhe ne fund fare bomba ‘qe ndricon’. Prape fjalia nis me lidhez dhe mbaron po aq shpejt. Ndricon, ja aq, shkurt, sakte. Nese der tani autori te ka carmatosur e ti ka ulur pantallonat der ne gjunje, tani ti merr fare e ti hedh ne gremine. Ti ndjehesh si gdhe ne befasine e krijuar. Qershi mbi torte.

Leave a comment

Filed under Uncategorized

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s